Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia: Po hetojmë plagosjen e kryeinspektorit Kaja
English

Policia: Po hetojmë plagosjen e kryeinspektorit Kaja

Tiranë, 4 prill 2011, NOA - Policia e Tiranës flet zyrtarisht për plagosjen e kryeinspektorit të Policisë Ndërtimore Ardit Kaja, duke theksuar se është ngritur një grup hetimor që po merret me zbardhjen e ngjarjes së rëndë të ndodhur në mes të kryeqytetit.

Policia e Tiranës bën me dije se shefi i Ndërtimores Ardit Kaja u plagos sot në orën 09.25, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në afërsi të Ministrisë së Bujqësisë.

Sipas policisë Kaja është plagosur me armë zjarri në brendësi të automjetit të tij.

Zëdhënësja e policisë Alma Katragjini nënvizoi se 37-vjeçari Ardit Ramadan Kaja ka marrë plagë në këmbë dhe po merr ndihmën mjekësore në Spitalin Ushtarak dhe momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Policia e Tiranës thekson se pas plagosjes së Kajës kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje oficerë të Policisë për Hetimin e Krimeve të Rënda, ekspertë Kriminalistë, të cilët sikundër bëhet me dije kanë bërë të mundur sigurimin dhe këqyrjen e vendit të ngjarjes, duke mbledhur dhe administruar provat.

Policia njofton se për hetimin e kësaj plagosjeje po heton një grup i posaçëm hetimor, që po merret me proçedurat e shoqërimit të personave, marrjes në pyetje dhe veprimeve të tjera hetimore, në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës.

Katragjini tha se policia do të japë informacione të mëtejshme për çdo ecuri të hetimit, për zbardhjen e motiveve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

mit/NOA

KOMENTE