English

Aksident në Tiranë, vdes kalimtari

Tiranë, 5 prill, NOA – Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek Unaza e Re. Mësohet se Hamdi Myslia ka gjetur vdekjen pas përplasjes nga një automjet.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, teksa Mysliu ka qenë duke kaluar rrugën tek Unaza e Re.

Mysliu është goditur për vdekje nga një makinë tip foristradë. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave.

a.k.NOA

KOMENTE