Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri Berisha: Kombi ynë duhet të jetë bi-lingual, gjuha e garës është anglishtja
English

Kryeministri Berisha: Kombi ynë duhet të jetë bi-lingual, gjuha e garës është anglishtja

Tiranë, 5 prill 2011, NOA- Kryeministri Berisha gjatë ditës së sotme ishte i pranishëm në ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Mirëkuptim midis Universitetit të Tiranës dhe ETS Global.

Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast Kryeministri Berisha shprehu bindjen se kjo është një nga marrëveshjet më të rëndësishme që firmoset me një institucion privat të SHBA, si ETS Global.

Duke theksuar faktin se për një vend të lirë, gara është konstantja e tij më e madhe, Kryeministri tha se sot, gjuha e garës është anglishtja. “Ndaj edhe vendimi i qeverisë, i kësaj maxhorance, e bën Shqipërinë, sipas dijenisë sime, vendin e vetëm në Europë, “anglishtja me ligj”, theksoi Kryeministri.

Por sipas tij, duke i dhënë një përparësi të padiskutueshme gjuhës angleze në vendin tonë, nuk zvogëlohet aspak hapësira për gjuhët e tjera të bukura kombeve të Evropës e botës, por përkundrazi, u jepet atyre një dimension i ri, i merituar.

Ndër të tjera, Kryeministri inkurajoi rektoratet e universiteteve tona që të përparojnë gjithnjë e më shumë testet në të gjitha fushat, sepse ato janë objektiva ambiciozë e fisnikë për t’u realizuar, janë rrugë e sigurt për të rritur cilësinë në sistemin tonë arsimor.

“Kombi duhet të jetë bi-lingual, me gjuhë shqip dhe anglisht. Të gjitha kombet që kanë arritur këtë standard kanë përfituar shumë prej tij dhe kanë arritur nivele të larta të zhvillimit, - natyrisht jo vetëm nga ky standard, por para së gjithash e mbi të gjitha sepse kanë qenë kombe të lira. Por ne sot jemi një komb i liri dhe duhet të lakmojmë standarde të larta”, u shpreh kreu i qeverisë gjatë fjalës së tij.

Sipas kësaj marrëveshjeje të nënshkruar gjatë ditës së sotme, të dy institucionet bien dakord për të ndërtuar një marrëdhënie partneriteti afatgjatë, i cili përfshin të gjitha shërbimet që ofron ETS.

Kjo marrëveshje do të fillojë me ofrimin e dy testimeve të gjuhës angleze të lëshuara nga ETS, të cilat janë TOEFL dhe TOEIC nga Universiteti i Tiranës.

Këto dy testime të cilat jepen në formën “paper- based” do t’i jepen Universitetit të Tiranës si ekskluzivitet për Shqipërinë.

Të dy institucionet ranë dakord që partneriteti i tyre do të vazhdojë në përfshirjen edhe të testimeve të tjera të njohura ndërkombëtarisht, të lëshuara nga ETS.

Ndërkaq të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ambasadori i SHBA në Tiranë Aleksandër Arvizu, Rektori i Universitetit të Tiranës Dhori Kule, Drejtori i Përgjithshëm i ETS Global, Zoubir Yazid si dhe pedagogë e studentë.

a.y/NOA

KOMENTE