Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Moisu: Ku është garancia për zgjedhjet? Asgjë nuk ka ndryshuar
English

Moisu: Ku është garancia për zgjedhjet? Asgjë nuk ka ndryshuar

Tiranë, 5 prill, NOA – Ish-presidenti i vendit, Alfred Moisu ka kritikuar ashpër klasën politike për situatën në vend. Në takimin e organizuar nga “Forumi Civil”, ish kreu i shtetit ka lëshuar sinjalin e alarmit për zgjedhjet vendore. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë garanci për zhvillimin normal të tyre, duke qenë se asgjë nuk ka ndryshuar nga zgjedhjet e vitit 2009.

“Nga forcat politike nuk po shohim seriozitetin e duhur. Dëgjojmë shumë thënie, por nuk po shohim asgjë të re, se nuk do të përsëriten situatat e shkuara. Nuk e kuptojë optimizmin e disa politikëve, që çdo gjë do të shkojë mirë. Asnjë nga kushtet e zgjedhjeve të kaluara nuk ka ndryshuar. Atëherë lind pyetja; ku është garancia?”, tha sot Moisiu.

Kreu i shtetit ka theksuar se fushata po zhvillohet pa përmbajtje thelbësore dhe se palët janë gati të bëjnë gjithçka për të mbajtur, apo për të marrë pushtetin.

Ai shtoi se “ka disa gjëra që të bëjnë të mendohesh thellë dhe të shqetësohesh thellë nëse këto zgjedhje do të jenë cilësore. Nuk dua të bëjë rolin e Kasandrës, por as rolin e strucit”, tha sot Mosiu.

Ai ka vlerësuar rolin e SHBA-së ka kërkuar uljen e palëve në dialog për të shtensionuar situatën.

a.k./NOA

KOMENTE