English

Murinjo, lamtumirë La Ligës por jo Realit

Madrid, 5 prill NOA - I Mundur në shtëpi pas 9 vitesh, 8 pikë distancë nga Barça në La Liga, ku praktikisht mund të themi se kampionati është mbyllur. Në Spanjë presioni mbi Murinjon është në nivele maksimale.

Duhet thënë se kjo nuk situata optimale për të përgatitur çerekfinalet e Ligës së Kampionëve, që janë në program ditën e martë kundrejt skuadrës së Tottenham.

Megjithatë mediat spanjolle janë të bindur se besimi i Realit tek tekniku portugez është maksimal, ku dhe pse në përfundim të këtij sezoni për Murinjon do të jenë “zero titoli”, siç thotë dhe ai vetë, sërish tekniku portugez do të jenë në drejtim të Real Madridit.

r.b/NOA

KOMENTE