English

OST: Shkoza, Farka, Kodra e Priftit dhe Profarma, sot 1 orë pa energji

Tiranë, 5 prill, NOA - Për shkak të punimeve që po kryhen në linjën 110-22/1 Tiranë-Fushë Krujë dhe meqenëse kjo është linjë dyfishe me L110-22/2 Tiranë-Uzina e Traktorëve, kërkohet stakimi i saj për rreth 60 minuta nga ora 11-30 deri më 12-30 të ditës së sotme.

Njoftimi është bërë me dije për publikun nga Operatori i Sistemit të Transmetimit, sips të cilit, është duke u punuar dhe se stakimi i linjës paraqitet i nevojshëm për eliminimin e avarisë në fjalë.

Nga stakimi i kësaj linje, mbeten pa energji për rreth 60 minuta, zonat Shkozë, Farkë, Kodra e Priftit dhe Profarma.

n.e/NOA

KOMENTE