Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Peleshi: KRRT të zhbllokojë ndërtimet në qytetin e Korçës
English

Peleshi: KRRT të zhbllokojë ndërtimet në qytetin e Korçës

Korçë, 5 prill, NOA - Në mbledhjen e radhës të Këshillit të Rregullimit të Territorit kryetari i Bashkisë Korçë Niko Peleshi, njëherësh edhe kryetar i KRRT-së së qytetit ju ka kërkuar anëtarëve të këtij këshilli, që duke respektuar profesionalizmin e tyre të mos bëhen vegël e politikës duke penguar sistematikisht ndërtimin në qytet.

“50 projekte ndërtimi mbahen peng i politikës e cila ka ndikuar gjatë kësaj kohe vendimarrjen e KRRT - së. Ky bllokim po le pa punë një zinxhir të tërë biznesesh si edhe po privon nga e drejta e tyre për të ndërtuar shumë qytetarë të Korçës”, tha Peleshi.

Ai ka theksuar se nëse brenda këshillit ekziston vullneti për të zhbllokuar ndërtimin në qytet dhe për t’ju kthyer me profesionalizëm punës, ai brenda 24 orëve është ka vullnetin të rimbledhë KRRT -në.

Nëse projektet e paraqitura për miratim gjatë kësaj kohe nuk do të miratohen para zgjedhjeve lokale të majit, atëherë e vetmja mundësi për to mbetet miratimi në shtator kur hyn në fuqi ligji i ri i urbanistikës dhe kur të gjitha këto projekte do të rikualifikohen sipas këtij ligji.

NOA

KOMENTE