English

Zgjedhjet, Topi: Jo dhunë, por debate dhe projekte

Tiranë, 5 prill, NOA – Presidenti i vendit Bamir Topi ka kërkuar nga klasa politike që të angazhohet për një fushatë elektorale konstruktive dhe të largohet nga mjetet e dhunës.

“Politikanët duhet ta vendosim veten në pozicione qytetare. Jo dhunë, por debat pasi njeriu i qytetëruar bën debat, punon me projekte dhe i ballafaqon ato. I ka kaluar koha premtimeve të çastit. Sot ka ardhur koha për projekte madhore”, theksoi kreu shtetit gjatë fjalës së mbajtur në ceremoninë e dekorimit të disa personaliteteve për kontributin e dhënë në rrëzimin e simboleve të komunizmit.

Duke folur për zgjedhjet, Topi u shpreh se ato duhet të bazohen në projekte konkrete për qytetarët.

“Qytetari duhet ta ndihej se këtu mbyllet një etapë dhe fillon një tjetër. Politikanët nuk na kanë në dorë jetën por kanë detyrimin të na administrojnë taksat” tha ai.

a.k.NOA

KOMENTE