English

Hajdutët në shtëpinë e Michael Buble

Buenos Aires, 6 Prill NOA - Rikthim jo i mirë në shtëpi për të sapo martuarit Michael Buble dhe Luisana Lopilato.

Hajdutët kanë bërë një “vizitë” në shtëpinë e tyre në Buenos Aires ndërkohë që këngëtari kanadez dhe aktroja e telenovelave po festonin bashkimin e tyre jashtë kryeqytetit argjentinas.

“Nuk dua që ky moment të më prishë ditën më të lumtur të jetës sime”, - pohoi modelja 23-vjeçare që është martuar në një ceremoni civile të premten e kaluar, që u ndoq nga një rit fetar dhe nga një festë me 300 të ftuar.

Hajdutët me sa bëhet e ditur janë futur në shtëpinë e çiftit gjatë orës 6 të mëngjesit të ditës së dielë, duke shkatërruar alarmet dhe kamerat e sigurisë.

r.b/NOA

KOMENTE