English

Interi turpërohet në San Siro, shuplaka e fundit nga Shalke 04

Itali, 6 prill, NOA – Një katastrofë e vërtetë ndeshja e Interit kundër gjermanëve të Shalke 04. Në portën e kampionëve, gjermanët kanë shënuar 5 herë, duke i sjellë humbjen e radhës.

Komentet e para të medias italiane kanë qenë edhe më dërrmuese për ekpin. "Vaterlo e Interit", “Mbrojta fut ujë”, “Inter-Shalke 05”, “Euro-poshtërimi i Interit”, apo “Inter, 5 shuplaka nga Shalke”, kanë qenë titujt e medieve italiane pas mbarimit të ndeshjes me rezultatin 2-5.

Ndërkohë që mediat shkrujanë se ekipi italian duhet të ndryshojë strategji në të kundërt do të bëjë daljen nga kampionati evropian.

a.k/NOA

KOMENTE