English

Kapet me 30 gr kanabis, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari

Shkodër, 6 prill, NOA - Kapet në flagrancë një 37-vjeçar, për “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

Lajmi bëhet me dije për agjencinë e Lajmeve NOA nga burime zyrtare të Policisë së Shkodrës, sipas të cilave, i ndaluari quhet Aleksandër Lleshi, banues në fshatin Paçram, komuna Hajmel, rrethi Shkodër.

Arrestimi i tij u bë, pasi në bazë të informacioneve të marra dhe si rezultat i veprimeve të mirëorganizuara, nga ana e policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal, në fshatin Stajkë të komunës Bushat, të lartpërmendurit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një qese e paketuar me 30 gr. lëndë narkotike cannabis sattiva, të cilën ky person e kishte përgatitur për shitje.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale e hetimore dhe materialet në ngarkim të të arrestuarit, i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale të “Prodhim dhe shitje të narkotikëve”.

n.e/NOA

KOMENTE