Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kryeministri: Turizmin shndërrojeni në prioritet të fushatës elektorale
English

Kryeministri: Turizmin shndërrojeni në prioritet të fushatës elektorale

Tiranë, 6 prill 2011, NOA – Duke qenë se vetëm një muaj na ndan nga çelja e sezonit turistik kryeministri Sali Berisha kërkoi sot nga kabineti qeveritar që turizmi, një levë e rëndësishme për ekonominë shqiptare, të jetë një nga pikat kyçe të fushatës elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit. Shefi i qeverisë i kërkoi ministrave të ndjekin nga afër përgatitjet për sezonin e ri turistik duke theksuar se turizmi mbetet prioritet kyç për qeverinë.

Kryeministri ritheksoi se Shqipëria është shpallur destinacioni kryesor turistik dhe ne duhet t'i përgjigjemi me përgjegjësi të gjithë atyre që do të zgjedhin Shqipërinë për pushimet e tyre, andaj theksoi ai “fushata elektorale nuk duhet të shpërqendrojë vëmendjen nga sezoni turistik, por të nxisë e frymëzojë edhe më shumë për ta shndërruar turizmin në çështje kryesore”.

“Unë kërkoj nga ju që aty ku jeni, pasi e di që jeni të ngarkuar në zona të caktuara, vështrimi i përgatitjeve për turizmin të jetë çështja më parësore. Zgjidhjet imediate dhe parashikimet afatgjata duhet të jenë objektiv i kësaj fushate. Të mos harrojmë se ky është viti, në të cilin Shqipëria u shpall destinacioni kryesor turistik, nga ajo guidë dhe agjencia, për të cilën parmbrëmë po lexoja, konsiderohet si bibla e guidave turistike të botës”, theksoi shefi i ekzekutivit.

Në këtë prizëm shefi i ekzekutivit tha se “Ne jemi në një moment shumë të rëndësishëm, kur të gjithë jemi në fushatë dhe kemi shans të trajtojmë në interesin më të mirë të vendi një nga problemet më të rëndësishme që është sezoni turistik, i cili është shndërruar në një levë jashtëzakonisht të rëndësishme të ekonomisë shqiptare dhe reputacionit të vendit,” u shpreh Kryeministri.

Zoti Berisha përcaktoi se vëmendja dhe angazhimi maksimal duhet të përqendrohet tek mbetjet urbane, zhurmat, kontrolli dhe ndalimi i derdhjes së ujërave të zeza në det.

“Një është problemi kryesor dhe këto janë plehrat. Ajo është absolutisht krejt tjetër, është Shqipëria që merr 3.5 milion turistë në vit, është Shqipëria me një lëvizje dinamike, të jashtëzakonshme, Shqipëria, e cila tani ka një problem madhor, atë të mbetjeve. Ky problem është kompleks, por nuk ka asgjë më të rëndësishme, sesa qëndrimi ndaj tij”, tha kryeministri.

Gjithashtu kryeministri tha gjatë mbledhjes së qeverisë se “E kam thënë edhe më parë që nuk gjen një kafene apo restorant të papastër në Shqipëri, por mjedisi përreth është siç është. Sigurisht që janë jetike impiantet dhe ne po i ndërtojmë ato, po ndërtojmë landfill-e, janë në ndërtim e sipër 14 impiante të përpunimit të ujërave të zeza, por asgjë nuk zëvendëson dhe është më përcaktuese se qëndrimi ynë ndaj plehrave”.

“Inspektorati i Mjedisit së bashku me atë të Shëndetit Publik duhet të ushtrojë kontrollin më të rreptë ndaj të gjitha hoteleve, moteleve në të gjithë zonën turistike, për të kontrolluar funksionimin e sistemit të kanalizimit aty ku është, të evadimit e gropave septike që për fat të keq akoma ekzistojnë, por do të dylloset çdo hotel apo motel që për lehtësinë e tij ka hapur kanalin dhe i derdh në det ujërat e zeza. Do t’i përgjigjemi me përgjegjësi të lartë atyre që vijnë për të kaluar pushimet tek ne dhe jo për të marrë infeksione”, nënvizoi kryeministri.

Në këtë kontekst kryeministri kërkoi të ndërhyhet menjëherë për ofrimin e kushteve sa më të mira për turistët që nga Velipoja e deri në Ksamil.

“Të kontrollojmë çdo instalim bregdetar, çdo ndërtesë. Në mënyrë kategorike nuk mund të ketë derdhje siç u pa vjet dhe që u kapën në mes të sezonit, por sivjet duhet të jenë të prera. Ai që nuk ka krijuar kushte të mos pranojë turistë dhe vetëm kur t’i krijojë të gjitha kushtet, t’i lejohet t’i presë”, tha prerë kryeministri.

mit/NOA

KOMENTE