Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Liderët afrikanë presion presidentit të Bregut të Fildishtë, të japë dorëheqjen
English

Liderët afrikanë presion presidentit të Bregut të Fildishtë, të japë dorëheqjen

Abixhan, 6 prill, NOA – Edhe pse zgjati plot dy orë, takimi i delegacionit afrikano-perëndimor me presidentin e Bregut të Fildishtë, Laurent Gbagbon, i cili nuk do të largohet nga pushteti, rezultoi pa ndonjë rezultat konkret.

Sipas medieve të huaja, presidentët e tre vendeve afrikane Benini, Sierra Leone dhe Kepi i Gjelbër i kërkuan atij të japë dorëheqjen, porse ai nuk e ka pranuar këtë në mënyrë kategorike.

"Supozoj, se do të më shpjegoni se si u zgjodh Ouattara dhe unë jo. As unë nuk dua kompromis. Unë dua të vërtetën", tha Laurent Gbagbo para takimit.

Ai ka pohuar më tej se është zgjedhur president prej popullit të Bregut të Fildishtë, porse janë evropianët ata që nuk e duan në krye të këtij shteti, e pikërisht ata sipas tij, që duan t’ia dorëzojnë pushtetin rivalit të tij në politikë, Ouattara.

n.e/NOA

KOMENTE