Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Meta: Kryebashkiaku i ri Basha, u zgjat dorën qytetarëve pavarësisht siglave partiake
English

Meta: Kryebashkiaku i ri Basha, u zgjat dorën qytetarëve pavarësisht siglave partiake

Tiranë, 6 prill 2011, NOA- (Update) Lëvizja Socialiste për Integrim prezantoi ditën e sotme sloganin e saj “Ndryshimi i vërtetë për Tiranën”.

Kreu i LSI-së Ilir Meta hodhi një varg akuzash mbi kryetarin aktual të bashkisë, duke thënë se ai nuk ka bërë asgjë për qytetarët e Tiranës dhe se çdo premtim dhe punë e tij është vetëm fasadë.

“Qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë për një Kryetar Bashkie që kërkon të helmojë dhe përçajë marrëdhëniet midis qytetarëve të Tiranës për interesa të ngushta politike por ka nevojë për një Kryetar Bashkie që t’i ndihmojë të gjithë të bashkëjetojnë në paqe, në harmoni duke i dhënë dorën të gjithëve për të zgjidhur problemet e çdo komuniteti ku ata jetojnë pavarësisht nga siglat partiake që ata preferojnë të votojnë në zgjedhje dhe ky kryetar i ri është Lulzim Basha”, u shpreh Meta në fjalën e tij.

Kryetari i LSI-së Ilir Meta dhe Nënkryetarja Erisa Xhixho, njëkohësisht kandidate për njësinë bashkiake nr.5 kanë shpalosur moton e LSI-së për këto zgjedhje.

“Ndryshimi i vërtetë për Tiranën” do të jetë slogani jonë që do të na shoqërojë ne dhe gjithë qytetarët e Tiranës gjatë këtij muaji elektoral. Ajo çfarë kemi kuptuar duke dëgjuar të gjithë qytetarët është që ata kërkojnë ndryshim, por jo ndryshim me fjalë boshe, por me projekte konkrete të cilat ndjeshëm të përmirësojnë cilësinë e jetës në metropol”, u shpreh Erisa Xhixho.

Sipas saj LSI nuk do harrojë në asnjë moment dhe nuk do të lërë pas dore asnjë nga problemet e këtij qyteti siç janë hipotekat, siç janë parkingjet, siç janë rrugët, siç janë shkollat, siç janë kanalizimet.

Xhixho i ftoi të pranishmit që më 8 maj të votojnë ndryshimin e vërtetë, të votojnë kryetarin e ri të Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha.

Më poshtë fjala e kryetarit të LSI-së, Ilir Meta:

Dua ta ftoj dhe unë nga zemra Erisën, jo vetëm se më ftoi këtu por mbi të gjitha për arsyen sepse ajo mori përsipër, edhe në emrin tuaj, në emër të rinjve dhe të rejave të Tiranës, që për një ndryshim të vërtetë të Tiranës, të kandidojë dhe do të fitojë në Njësinë më të madhe Bashkiake të Kryeqytetit.

Sepse zgjedhjet më 8 maj janë për të ardhmen e Tiranës dhe jo për të kaluarën e saj. Ndaj Tiranë do të votojë për ata të rinj që do ta çojnë përpara, që do t’i zgjidhin ato probleme të jashtëzakonshme të akumuluara nga keqdrejtimi i këtij qyteti që është Kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve.

Ndaj ne besojmë se duke qenë zgjedhjet për të ardhmen e Tiranës, për ndryshimin e vërtetë të Tiranës, askush nuk mund ta bëjë këtë më mirë se ju dhe gjithë gjenerata e re e kryeqytetit. Ndaj Lëvizja Socialiste për Integrim në 12 këshilltarët e parë të Tiranës, 6 i ka të Lëvizjes Rinore për Integrim. Sepse ky është qyteti juaj, i të gjithë të rinjve dhe të rejave, sepse ky është qyteti ku ju vazhdoni të ëndërroni të jetoni, dhe të jetoni shumë më mirë se sot.

Ndaj ju do të votoni për ato të rinj e të reja që e duan qytetin e tyre, ndaj më 8 maj ju dhe gjithë të rinjtë e kryeqytetit do të votoni për një të ri i cili sjell një standard të ri jo vetëm në këtë fushat elektorale për zgjedhjet vendore, një standard evropian të komunikimit, të vizionit, të sjelljes, të bashkëbisedimit me të gjithë, sikurse është kryetari i ri i Bashkisë së Tiranës që do ët votohet nga ju, Lulzim Basha.

Sepse Tirana ka nevojë për një kryetar që e do atë, ka nevojë për një kryetar që merret pa ndërprerë me problemet dhe shqetësimet e qytetit dhe të gjithë qytetarëve, sepse Tirana ka nevojë për një kryetar me vizion qe zgjidh problemet e sotme dhe u paraprin atyre të së nesërmes. Sepse Tirana jonë nuk mund të vazhdojë 20 vjet pa një studim të përgjithshëm urbanistik, vetëm e vetëm për interesa të ngushta korruptive.

Sepse Tirana jonë dhe Tiranë juaj nuk mund të vazhdojë me shkolla ku nxënësit janë mbi 50 dhe ku askush nuk interesohet nga bashkia për të vënë toka dhe hapësira në funksion të shkollave të reja. Sepse Tirana jonë dhe Tirana juaj ka probleme të rëndësishme sociale dhe një problem madhor sot mbetet lufta kundër papunësisë, por deri më sot nuk kemi parë një Kryetar Bashkie përveç kryetarit të ardhshëm të Bashkisë Lulzim Basha që të dalë me një program konkret se si bashkia do të punojë dhe kontribuojë për zgjidhjen e punësimit në Tiranë.

Sepse, në kryeqytetin tonë, në qytetin ku ju jetoni sikurse e dini shumë mirë jeta e çdo qytetari shkurtohet mesatarisht 1.5-2 vjet për shkak të ndotjes, për shkak të moskujdesit për ambientin dhe shëndetin e fëmijëve dhe të moshuarve të Tiranës. Sepse Tirana nuk ka asnjë parking sepse prej disa vitesh është penguar ndërtimi i unazës së madhe që do t’i jepte një frymëmarrje tjetër kryeqytetit, për shkak të luftës politike sepse interesat e ditës, interesat e ngushta kanë dominuar mbi interesat e qytetit dhe mbi interesat e çdo komuniteti në Tiranë. Sepse politika e fasadave është tashmë shumë e vjetër dhe nuk e ndihmon më këtë qytet dhe këta qytetarë që të ecin përpara, ndaj duhet ndryshim i vërtetë për Tiranën.

Një ndryshim që prek cilësisht jetën e qytetit dhe qytetarëve në dobi të çdo qytetari të Tiranës. Sepse qytetarët e Tiranës nuk kanë nevojë për një Kryetar Bashkie që kërkon të helmojë dhe përçajë marrëdhëniet midis qytetarëve të Tiranës për interesa të ngushta politike por ka nevojë për një Kryetar Bashkie që t’i ndihmojë të gjithë të bashkëjetojnë në paqe, në harmoni duke i dhënë dorën të gjithëve për të zgjidhur problemet e çdo komuniteti ku ata jetojnë pavarësisht nga siglat partiake që ata preferojnë të votojnë në zgjedhje dhe ky kryetar i ri është Lulzim Basha.

Sepse kryeqyteti i Shqipërisë është kryeqendra e intelektualëve, e akademikëve, është kryeqendra e shoqërisë civile, është kryeqendra e e mendimit të së ardhmes dhe duhet një kryetar Bashkie që t’i çmojë të gjithë këta njerëz, që t’i çmojë të gjithë këta kapacitete, që të bashkëpunoje me të gjithë ata duke i investuar dijet dhe eksperiencën e tyre në të mirë të gjithë kryeqytetit, të të gjithë shqiptarëve.

Sepse Tirana jonë dhe Tirana juaj është lodhur nga drejtimi arrogant dhe ka nevojë për një drejtim të njerëzishëm, ka nevojë për një vizion tjetër, një vizion që e do Tiranën gjithmonë të parën dhe kjo nuk mund të bëhet pa vënë të parët qytetarët e Tiranës sidomos në këtë fushatë elektorale. Ndaj unë jam i bindur se më 8 maj, me votë e të gjithë juve, me votën e të gjithë të rejave dhe të rinjve të Tiranës, me votën e të gjithë qytetarëve të Tiranës të lodhur nga politika e konfliktit dhe mllefit, të lodhur nga politika e interesave personale, do të votojnë për ndryshimin e vërtetë të Tiranës. Tirana është e para, qytetarët e saj janë të parë. Fitore dhe suksese.

a.y/NOA

KOMENTE