Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ministria e Financave prezanton sot projekt-ligjin për amnistinë fiskale
English

Ministria e Financave prezanton sot projekt-ligjin për amnistinë fiskale

Tiranë, 6 Prill, NOA - Ministria e Financave prezanton sot projekt-ligjin për amnistinë fiskale në komisionin parlamentar të Ekonomisë dhe Financave.

Përmes kreut të këtij dikasteri, Ridvan Bode, deputetët e këtij komisioni do të njihen me të gjitha opsionet që përmbahen në këtë projekt të qeverisë.

Konkretisht, bëhet fjalë për faljen e detyrimeve të papaguara të biznesit, e cila u premtua nga qeveria do të bëhet brenda këtij viti.

Para pak ditësh, ministri i Financave Ridvan Bode është takuar me përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe ekspertë të ekonomisë për të diskutuar këtë nismë, përpara dorëzimit të saj në Kuvend.

Nga ana e saj, sipërmarrja private ka kërkuar që amnistia të jetë e plotë dhe gjithëpërfshirëse, pra që prej saj të përfitojnë jo vetëm bizneset, por edhe qytetarët që duan të legalizojnë pasurinë e tyre. n.e/NOA

KOMENTE