Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Nevila Nika: Rrugët e Tiranës kanë emra kriminelësh
English

Nevila Nika: Rrugët e Tiranës kanë emra kriminelësh

Tiranë, 6 prill, NOA - Drejtorja e Përgjithëshme e Arkiva të Shtetit, Nevila Nika kritikoi sot procedurat e ndjekura nga Bashkia e Tiranës për vendosjen e emrave të rrugëve në kryeqytet. Në forumin e organizuar nga intelektualëtpër projektin e dy kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, zhvilluar në Akademinë e Arteve, Nika ka theksuar se situata në rrugët e Tiranës me emërtime është e tmerrshme.

Ajo u shpreh se “disa rrugë kanë emra kriminelësh që kanë vrarë, për arsye politike. Kjo është e pafalshme. Kushdo që do të ulet në karrigen e kreut të bashkisë duhet të mendojë për këtë proces”.

Nika është ndalur dhe në detyrat e policisë bashkiake. Sipas saj “Policia Bashkiake, nuk ka detyrë vetëm të shikojë ku po shitet, në rrugë apo në trotuar. Duke të ketë dhe funksione të tjera”, tha ajo.

Si studiuese e historisë Nika u ndal edhe në vendin që kanë zënë themeluesit e Tiranës. Nika u shpreh se Bashkia ka hequr rreth 10 banjo publike në Tiranë, duke bërë një hap pas që nga themelimi i Tiranës.

Në takimin e intelektualëve ishin ftuar të dy kandidatët kryesor, Edi Rama dhe Lulzim Basha. Kreu i PS-së, Rama nuk ka marrë pjesë në takimin me intelektualët duke deklaruar se kishte impenjime të tjera për shkak të fushatës.

Në takim ka qenë i pranishëm dhe anëtari i Asamblesë Kombëtare të PS-së, Artan Lame, në cilësinë e përfaqësuesit të mbrojtjes së vlerave të trashëgimisë kulturore.

Ndëkorhë që të pranishëm kanë qenë Ardian Civici. Valentia Duke, Henri Çili, Alush Shima, Zef Preçi, Nevila Nika, Romeo Hanxhari, Kujtim Çashku, Besnik Alija, etj.

a.k/NOA

KOMENTE