Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Njësia 3, Rama, batuta me banorët për Berishën dhe Metën (VIDEO)
English

Njësia 3, Rama, batuta me banorët për Berishën dhe Metën (VIDEO)

Tiranë, 6 Prill 2011 NOA - "Faleminderit! Ia hoqët çizmet këtij populli." Kështu e kanë pritur të martën banorët e Njësisë nr3 Kryetarin e PS, njëherazi kreun e bashkisë, Edi Rama.

Në takime spontane të zhvilluara gjatë rrugëtimit në këtë njësi Rama u shpreh se vota në 8 maj do të jetë votë për vetveten:

"Votën nuk do ma jepni mua, do ia jepni vetes suaj. Vota për veten tuaj është vota për PS. PS është e vetmja rrugë. Rruga tjetër është rruga e vrasjeve, e grabitjeve e rrenave. Tirana nuk e pranon këtë rrugë. E rëndësishme është të fitojnë qytetarët. Të fitojnë njerëzit që kanë hall e një mijë e një probleme, të dalin nga varfëria e papunësia. Në 8 maj duhet t'i kërkoni llogari me votë Saliut për ujin, për dritat, për pensionet, për ilaçet, për vrasjet, për vjedhjet, për rrenat.'' Në biseda të lirshme me banorë dhe tregtarë të dyqaneve Rama ka ndeshur në pohime për rrënimin e fuqisë blerëse dhe rritjen e papërballueshmë të cmimeve. Një shitëse pohoi: " S'kanë lekë njerëzit, me cfarë t'i blejnë. Të paktën ju punën tuaj e keni bërë, hallall ta bëftë Zoti."

Jo me pak humor dhe ironi Edi Rama u është drejtuar banorëve: "Po ç'lek të ketë sa ka Sali. Ku ka Sali s'ka lekë, i merr Saliu të gjitha."

Rama ka bërë batutë edhe për kreun e LSI gjatë bisedave me banorët: "Tha njëri një të bukur: na ka gjetur hall se Iliri nuk është as pozita as opozita, por është depozita. Kështu që duhet ta mbyllim depozitën. E keni vetë në dorë"..

I gjendur mes falenderimeve të disa qytetarëve të kësaj njësie për investimet e bëra nga Bashkia Tiranë për parkun, Lanën, kopshtet, infrastrukturën rrugore apo për këndin e lojrave për fëmijët, Edi Rama theksoi ndër të tjera : "Ne duhet ta mbrojmë këtë projekt. Duhet ta shpëtojmë Shqipërinë dhe Tiranën nga Saliu. T'i themi Saliut në 8 maj: Kurrë më!"

Një tjetër qytetare u shpreh se ajo është e indinjuar për pengimin e projekteve të Bashkisë së Tiranës pas bashkimit të votave PD LSI:

"Është investimi më i madh që keni bërë për ne. Lul Basha mos të na tregojë njësinë 3, se nuk e di a e njeh. Të shikojë këto shpronësimet e t'i bëjë e mos t'i lërë punët e bashkisë së Tiranës për gjysëm, këtë të bëjë Lul Basha." Ndërsa Kreu i bashkisë Tiranë kishte këtë përgjigje për këtë të re: "Programi ynë i zhvillimit është i detajuar hap pas hapi. Transformimet vazhdojnë kudo. Do të vazhdojnë edhe më shumë kur të çlirojmë këshillin bashkiak nga Saliu dhe Iliri. Në mënyrën më spektakolare do të shkojmë përpara ashtu siç jemi mësuar."

Një banore e tregoi kështu gjendjen e lagjes së saj para investimeve të kryera nga Bashkia Tiranë: "Këtu kanë qenë vetëm ferra dhe baltë. Kur dilnin gratë këtu, do të merrnin dy palë këpucë një palë në dorë e një palë në këmbë, se ju vinte turp të dilnin me baltë në mes të Tiranës. Edi Rama e bëri ndryshimin këtu. Kreu i PS u theksoi se vizioni i tij për kryeqytetin është ndërtimi: "Ata flasin, ne ndërtojmë. Ata shkatërrojnë ne rindërtojmë, kështu u ndanë këto punë."

Pak më tutje dy të moshuar e një fëmijë në parkun që ka ndërtuar bashkia takohen me kreun e saj dhe pohojnë: "Qeveritarët na e kanë hequr si kominoshe lëkurën. Lulin nuk e voton as gruaja se e ka me nënshtetësi hollandeze.''

Jo pa humor dhe batutë Edi Rama iu përgjigj: "Lërë atë se e ke dëgjuar si thonë, përshesh ha i shkreti."

Disa qytetarë kanë pohuar se kanë ardhur enkas nga vendet e tyre ku kanë emigruar si Italia apo Greqia për të votuar për Edi Ramën për kryetar të bashkisë së Tiranës.

KOMENTE