English

OST ndërpret dritat ditën e shtunë, zonat dhe orari i kufizimeve

Tiranë, 6 prill 2011, NOA- Si rrjedhojë e një remonti në njërën prej linjave të energjisë elektrike, gjatë ditës së shtunë disa zona në kryeqytet do të vuajnë mungesën e saj.

Zona e Parkut të Autobuzave, Sauku, zona e Irfan Tominit dhe Shkolla Teknologjike do të vuajnë kufizimin prej 6-orësh të ndërprerjes së dritave.

Në një njoftim të Operatorit të Sistemit të Transmetimit thuhet se: “Ditën e shtunë më 09.04.2011, do të fillojë remonti i linjës 110 Kv, L110-6/1 Sharrë-Selitë. Për këtë arsye, më datë 09/04/2011 nga ora 09-00 deri 15-00 , do të ketë kufizime në zonat Sauk, Irfan Tomini, Parku i Autobuzave dhe Shkolla Teknologjike”.

a.y/NOA

KOMENTE