English

Rama: Në 8 maj vota juaj i hap luftë papunësisë e varfërisë

Tiranë, 6 prill 2011, NOA- Kryebashkiaku Edi Rama, u ka kërkuar sërish votën për të fituar mandatin e tij të katërt, qytetarëve të njësisë bashkiake numër 9 në kryeqytet.

Gjatë këtyre takimeve Rama ka dëgjuar edhe shqetësimet e qytetarëve për çmimet e larta, pagat e ulëta si dhe për rënien e mundësisë për të blerë.

Gjatë fjalës së tij me banorët ai tha se, “Në 8 maj jepni votën që të vazhdojmë të bëjmë rrugë, që të vazhdojmë të vëmë drita, që të vazhdojmë të mbjellim pemë. T’i largojmë këta që të hapim luftën me papunësinë. Të hapim luftën me varfërinë. Të hapim luftën me kusarinë. Këto duhen larguar.”

Ndër të tjera gjatë takimit me një emigrant të ardhur nga Greqia për të votuar, kreu i socialistëve u bëri thirrje emigrantëve që të jenë sa më të shumtë që të hedhin votën më 8 maj.

Kërkesa e Ramës për këta banorë ishte: “Duhet të votoni PS që këshillin bashkiak të mos e kontrollojë më Saliu dhe të mos e bllokojë më Iliri për interesat e depozitës dhe të pozitës”.

Kryeopozitari deklaroi dhe njëherë se në zgjedhjet e majit nuk preket vota.

a.y/NOA

KOMENTE