English

“Tre Urat”, kapen 40 kg hashash, arrestohen 4 persona

Tiranë, 6 prill, NOA – Katër persona kanë rënë në prangat e policisë për trafik të lëndëve narkotike. Policia e Tiranës njofton se personat e arrestuar janë; Agron Ruzhdi Garuja, 36 vjeç, lindur e banues në Kavajë, i dënuar më pare për Vjedhje me dhunë,

Qazim Ali Daci, 67 vjeç, lindur e banues në Tiranë, Gezim Cerciz Jonuzaj, 53 vjeç, banues ne Tirane, i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale, në shtetin Grek, për sShitje të lëndëve narkotike dhe Artur (Samuel) Ruzhdi Garuja, 33 vjeç, lindur e banues në Kavajë Tiranë, i proceduar më parë për të njëjtën vepër penale, në shtetin Grek, për Shitje të lëndëve narkotike.

Arrestimi i tyre u bë gjatë orëve të natës nga Seksioni Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë Qarku Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale të kësaj Drejtorie.

Operacioni i koduar “Tre Urat” bëri të mundur sekuestrimin e 40 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva, pas tre muaj hetimesh.

Hetimi i policisë ndaj 4 të arrestuarave ka nisur për hetimin e trafikut të dorgës në Tiranë dhe ka arritur të gjejë linjën e transportit në shtetit grek.

4 personat e arrestuan në aksin Rrugor Korçë – Ersekë. Policia ka arritur të zbulojë linjën e trafikimit në Tiranë, Pogradec, Korçë, Ersekë me destinacion shtetin Grek.

Droga u gjet në bagazhin e automjetit tip “Audi” me targa TR 6015 I në pronësi të shtetasit Agron Jonuzaj.

Ndërkohë që gjatë kontrollit të banesës së tij në fshatin Ibë e Sipërme u gjendën 2 kg e ndarë në porcione e destinuar për tregun e brendshëm në Tiranë, si dhe një peshore elektronike e cila shërbente për peshimin dhe ndarjen e porcioneve të mësipërme.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua :

Sasia prej 40 kg e lëndë e dyshuar narkotike e llojit cannabis sattiva.

Shtate telefona celular .

Një automjet tip Audi 80 me targa TR 6015 I.

Një automjet tip Hundai me Targa Greke BOH 5972

Një sasi prej 20 000 lekë të rinj

Një peshore elektronike.

a.k.NOA

KOMENTE