English

Berisha: Universiteti Mysliman, ngjarje e madhe për besimin dhe arsimin

Tiranë, 7 prill, NOA Update – Sot është një ditë e veçantë në historinë e besimit fetar në tërësi dhe historinë e arsimit shqiptar në tërësi.

Kështu është shprehur sot kryeministri Sali Berisha, gjatë ceremonisë së përurimit të universitetit të ri Mysliman në vendin tonë, i cili do të mbajë emrin “Bedër”.

“Ky është një kontribut i madh që jepet për vendin dhe kombin shqiptar në tërësi. Mësimet e Zotit janë mësimet më të mëdha dhe më të vyera, janë ato mbi të cilat ndërtohet morali njerëzor. Në këtë aspekt, kjo shkollë, është një zhvillim i rëndësishëm në formimin dhe edukimin si edhe promovimin e mësimeve të Kuranit dhe të Zotit”, tha Berisha.

Duke shtuar se garanton stafin e këtij universiteti dhe udhëheqësit e komuniteteve fetare në vendin tonë, se qeveria do të bëjë çdo gjë për të mbështetur veprimtarinë e tyre, në të mirë të qytetarëve dhe kombit shqiptar.

“Ne jemi një komb me tre besime të mëdha. Jemi një komb me liri të plotë besimi dhe respekt të plotë për ta”, përfundoi Berisha.

n.e/NOA

KOMENTE