English

Britney Spears, gati klipi i këngës së re

SHBA, 7 Prill NOA - Fundi i botës është shumë pranë dhe për të festuar këtë event Britney Spears ka organizuar një party në Nju Jork.

Kështu në videon e re të këngëtares janë balerinë të shumtë që janë pjesë e një grupimi seksual në këngën "Till The World Ends", e shkëputur nga albumi i ri i biondes eksplozive dhe trasgresive “Femme Fatale”.

Është një këngë e cila pritet të kalojë të gjithë klasifikimet botërore në botën e pop-it.

Britney këndon kërcen dhe lejon të gjithë meshkujt e rinj ta joshin atë dhe marrin pjesë në një festë, ndërkohë që jashtë është duke ndodhur një katastrofë e vërtetë.

Është si një vend ku mund të gjesh sigurinë dhe pse jo të kryesh dhe seks dhe kjo ndërkohë që bota po shkatërrohet.

r.b/NOA

KOMENTE