Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Gara në Korçë, Mano premton rikonstruktim të plotë të shkollave
English

Gara në Korçë, Mano premton rikonstruktim të plotë të shkollave

Korçë, 7 prill, NOA -Kandidati i maxhorancës për bashkinë e Korçës, Andrea Mano, zhvilloi sot në mjediset e bibliotekës së qytetit, një takim me maturantët e shkëlqyer të qytetit. Pak ditë para prezantimit zyrtar të programit të tij, Mano kërkoi të dëgjonte shqetësimet dhe kërkesat nga vetë gjimnazistët për t’i bërë ato pjesë të projekteve të tij për 4 vjeçarin e ardhshëm. Ai bëri dhe një pjesë të premtimeve për rikonstruktim shkollash dhe bursa për gjimnazistët me rezultate shumë të mira.

Mano prezantoi pikat për fushën e arsimit, që janë rikonstruktim i të gjitha shkollave të parikonstrukutara, rindërtimi i gjimnazit numër 3 të qytetit, rikonstruktim i plotë i gjimnazit me emër “Raqi Qirinxhi” brenda dy viteve të para të mandatit dhe krijimi në këtë gjimnaz i mjediseve ku të rinjtë të kenë mundësi për aktivitete edhe gjatë pasdites.

“Përmirësimi i kushteve dhe rikonstruktimi i të gjitha shkollave të parikonstrukturuara janë një pjesë e rëndësishme e programit për katër vitet e ardhshme”, -u shpreh Mano.

NOA

KOMENTE