English

Katër të huaj rrahin policin në Kosovë

Prishtinë, 7 prill, NOA - Katër të huaj, një shtetas i Kazakistanit, një nga Afganistani, një nga Irakut dhe një palestinez, të hënën në rrugën “Nazmi Gafurri” në Prishtinë, kanë sulmuar një patrullë policore, duke lënduar njërin nga policët e Kosovës.

Katër shtetasit e huaj, për arsye që nuk bëhen publike në njoftimin e Policisë, kishin prishur rendin dhe qetësinë.

E njoftuar për rastin, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes, por të dyshuarit kanë sulmuar fizikisht policët. Njëri nga policët ka pësuar lëndime të lehta, andaj i është ofruar ndihma mjekësore.

Policia e Kosovës ka vënë situatën nën kontroll duke arrestuar të dyshuarit, të cilët, pas intervistimit, me vendim të prokurorit janë ndalur në mbajtje.

a.k/NOA

KOMENTE