Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Manu Chao koncert në ndihmë të fëmijëve në Shqipëri
English

Manu Chao koncert në ndihmë të fëmijëve në Shqipëri

Tiranë, 7 prill 2011, NOA – Këngëtari franko-spanjoll Manu Chao, i cili zbret me një koncert në kryeqytetin shqiptar në 12 prill përveç hiteve të tij sjell në Tiranë edhe një event në ndihmë të fëmijëve. Kjo do të realizohet falë shitjes së produkteve me fytyrën e këngëtarit Manu Chao para dhe gjatë organizimit të koncertit në Stadiumin Kombëtar “Qemal Stafa”.

Bluza, kapele, varëse, byzylykë të gjitha me fytyrën apo emrin e Manu Chaos do të jenë produktet që mund të blihen nga të gjithë të pranishmit në këtë koncert të jashtëzakonshëm, dhe të ardhurat që do të mblidhen nga shitja do të shkojnë për të mbështetur advokimin për të drejtat e fëmijëve nga ALO 116 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët në Shqipëri.

Të gjitha të ardhurat e mbledhura do të bëhen publike nga organizatorët në një njoftim për shtyp në përfundim të koncertit.

Kjo ndihmë për fëmijët ishte një kërkesë e këngëtarit Nanu Chao, i cili, turin e tij ballkanik, nuk e sheh vetëm në aspektin artistik, por edhe si një mbështetje për fëmijët.

Manu Chao vjen në Tiranë me rastin e turit ballkanik, që përfshin koncerte në qytete të tjera si: Ljubjanë, Zagreb, Sarajevë, Novi Sad, Prishtinë, Sofie, Bukuresht dhe Stamboll.

Ai do të interpretojë në skenën e stadiumit “Qemal Stafa”, edhe disa nga hitet e tij më të njohura botërore si: "Me gustas Tu", "Mi vida", "Klandestino", "Bongo bong, je ne t'aime plus", etj.

Në krah të skenës së Manu Chao do të jetë e ngritur edhe një stendë, ku çdo pjesëmarrës në koncert do të gjejë produktet e këngëtarit dhe informacione për Shërbimin e ALO 116 në Shqipëri.

ALO 116 - Linja Kombëtare e Telefonit të Ndihmës për Fëmijët është një shërbim publik

falas këshillimi dhe referimi për fëmijët në Shqipëri.

Ajo komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: 116 – Linja e Ndihmës për Fëmijët në Shqipëri; 116-000 Linja e Telefonit për Fëmijët e Humbur dhe 116-111 Linja Pan-Europiane e Telefonit për Fëmijët.

ALO 116 flet me fëmijët në momentet më të vështira të jetës së tyre.

Mbështetja e ALO 116 u bë e mundur në bashkëpunim me kompaninë e eventeve “Living Room Events”.

mit/NOA

KOMENTE