Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parlamenti Evropian: Të mbyllen centralet atomikë!
English

Parlamenti Evropian: Të mbyllen centralet atomikë!

Strasburg, 7 prill, NOA – Parlamenti Evropian ka dalë me një vendim paraprak për mbylljen e centraleve atomike që mund të jenë të rrezikshme.

Ky ka qenë rezultati i debatit të kryer mes anëtarëve të tij, pas katastrofës në ndodhur Fukushima të Japonisë, e cila ka përbërë një alarm të vërtetë mes vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Në një kohë, kur PE pritet të vendosë zyrtarisht një moratorium për ndërtimin e centraleve të reja atomike.

I cili gjithashtu, do të përmbajë vendimin për mbylljen e atyre centraleve të cilët nuk i plotësojnë standardet.

Thuajse të gjithë eurodeputetët ishin të mendimit se duhet që të mbyllen centralet atomike, të cilët nuk kalojnë testin e standardeve të sigurisë.

Nga ana e tij, komisionari evropian për Energjinë, Günther Oettinger, vendet anëtare do të marrin vullnetarisht masat e nevojshme, sipas përfundimeve që do të dalin prej testeve për standardet e sigurisë së centraleve atomike.

Konkretisht, janë 143 centrale atomike të pranishme në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian, 54 prej të cilave vetëm në Francë, të cilët do t'i nënshtrohen testit për standardet e sigurisë.

n.e/NOA

KOMENTE