Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PS çel fushatën elektorale: Rama rindërtoi Tiranën
English

PS çel fushatën elektorale: Rama rindërtoi Tiranën

Tiranë, 7 prill 2011, NOA – Partia Socialiste çeli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit, një fushatë që çelet në një ditë historike për Shqipërinë që evokon 72-vjetorin e pushtimit të Shqipërisë nga Italia fashiste. Me sloganin e njohur “E vetmja rrugë” Partia Socialiste e çeli fushatën pak minuta më parë në Pallatin e Kongreseve.

Fillimisht ishin anëtarë të thjeshtë të Partisë Socialiste që folën në podiumin e fushatës duke theksuar se vota për Edi Ramën është vota për të ardhmen më të mirë të Shqipërisë.

Më pas deputetja e Partisë Socialiste Mimi Kodheli deklaroi para të gjithëve se Edi Rama në krye të një stafi të vet rindërtoi Bashkinë e Tiranës.

Ndërsa nënkryetari PS-së Eduard Shalsi deklaroi se e vetmja rrugë mbetet rruga e Tiranës si shtëpia e shqiptarit, e Bogdanit të së nesërmes.

Të vendosur në podiumin e sallës janë disa nga anëtarët e Partisë Socialiste, dhe bashkëpunëtorë të ngushtë të Edi Ramës që po evidentojnë shkurtimisht arritjet e Bashkisë së Tiranës, zhvillimin dhe urbanizimin e kryeqytetit, si për sa i përket transportit publik të standardeve të BE-së, ndërtimit rrugëve të kryeqytetit, trotuareve, e shumë të tjerave.

Shalsi theksoi se me votën e 8 majit të gjithë qytetarët e Kinostudios, Kombinatit do t’i japin vetes transport të ri publik, pasi do të ketë një Këshill Bashkiak që do të punojë për qytetarët.

Ata folën për arritjet dhjetëvjeçare të kryebashkiakut Rama ku mbi të gjitha bien në sy infrastruktura rrugore, ndriçimi, vendosja e shenjave dhe semaforëve në udhëkryqe që ka shndërruar sipas tyre Tiranën e Saliut në një Tiranë evropiane.

Shalsi tha se njerëzit që bllokojnë trafikun dhe mbajnë peng Unazën e vogël të Tiranës duhet të japin llogari para qytetarëve të Tiranës, përpara se të kërkojnë votën në 8 maj.

Partia Socialiste këtë çelje të fushatës e nisi me fjalime të shkurtra nga anëtarë të saj, për të pritur më pas mes ovacionesh të publikut lidershipin e sigurt të Bashkisë së Tiranës, kandidatin për të katërtin mandat në kryeqytet, Edi Ramën. Vijon..

mit/NOA

KOMENTE