Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rruga Tiranë-Elbasan, firmoset marrëveshja e financimit të projektit
English

Rruga Tiranë-Elbasan, firmoset marrëveshja e financimit të projektit

Tiranë, 7 prill, NOA – Sot në mjediset e Ministrinë e Financave u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të marrëveshjes me Bankën Islamike për Zhvillim (IDB) për financimin e projektit të rrugës Tiranë-Elbasan.

Marrëveshja e financimit prej 222.7 milionë u nënshkrua nga ministri Ridvan Bode dhe presidenti i Bankës, Ahmed Mohamed Ali, i cili ndodhet për vizitë në Tiranë me ftesë të qeverisë shqiptare.

Kredia prej 222.7 milionë dollarë ofrohet nga IDB me një maturim 17-vjeçar, plus tre vjet pa pagesë me interesa.

Norma e interesit bazohet në indeksin (SVAP Rape) 17-vjeçar të dollarit amerikan plus 1.2 % interes (rreth 5% në total).

Nga ana e tij, ministri i Financave falënderoi presidentin e IDB-së për financimin e këtij të projekti të rëndësishëm në një kohë shumë të shkurtër dhe kushte shumë të përshtatshme për Shqipërinë.

Bode theksoi se kjo marrëveshje kredie përbën një nga marrëveshjet me shumën më të madhe në një transh të vetëm të nënshkruar me një bankë të vetme siç është IDB.

“Ky financim përbën mbulimin me fonde të njërës prej veprave më ët rëndësishme të mandatit të dytë të qeverisjes, segmentin Tiranë-Elbasan pjesa kryesore e aksit kombëtar të jugut”, tha ministri i cili u ndal në detajet e projektit.

Komponentët e rrugës Tiranë- Elbasan e cila do të ketë një gjatësi prej 26 km nga 55 km që është aktualisht dhe do të ndërtohet në kushte teknike për t’u përshkruar me një shpejtësi sa trefishi i asaj që është lejuar sot në këtë segment, do të financojë 3 segmente:

- Segmenti rrugor Nr. 1, me gjatësi 13 km, që fillon nga unaza e Tiranës deri ën hyrjen e tunelit.

- Segmenti Nr. 2, i cili përfshin ndërtimin e dy tuneleve të ndarë dhe me dy drejtime të lëvizjes me gjatësi secila prej 2.1 km dhe 2.3 km dhe gjatësi mesatare prej 2.2 km dhe që po ashtu do të financohet nga kjo kredi.

- Segmenti rrugor Nr. 3, i cili ka gjatësi 10.8 km, që fillon në daljen e tuneleve në Km 15 + 200 dhe përfundon në km 26 + 000 në hyrje të qytetit të Elbasanit.

Marrëveshja u përshëndet edhe nga presidenti i Bankës Islamike për Zhvillim, Ahmend Mohamed Ali, i cili siguroi ministrin e Financave se ka një interes në rritje nga ana e bizneseve anëtare të kësaj banke për të shtuar prezencën e tyre me investime në ekonominë shqiptare.

Ndërkohë, vlera totale e investimit të segmentit prej 400 milionë dollarësh do të vijojë të ndërmjetësohet përmes IDB-së duke kontraktuar dhe donatorë të tjera siç janë :

Fondi i Abu Dhabit - i është kërkuar të financojë në shumën 100 milionë USD;

Fondi Saudit per Zhvillim -i është kërkuar të financojë në shumën 15-25 milionë USD;

Fondi OPEC, të cilit i është kërkuar të financojë në shumën 15-25 milionë USD;

Si dhe kontributi i Qeverisë Shqiptare i cili do të mbulojë pjesën e mbetur të kostos së projektit.

Në ceremoninë e nënshkrimit mori pjesë edhe ministri i Punëve Publike dhe Transporteve Sokol Olldashi, i cili garantoi realizimin me sukses të këtij projekti.

n.e/NOA

KOMENTE