English

Zgjedhjet, Arvizu: Kandidatët të paraqesin programet

Shkodër, 7 prill, NOA – Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Aleksandër Arvizu deklaroi sot nga qyteti i Shkodrës se zgjedhjet vendore duhet të bazohen në programet e kandidatëve.

“Kryetarët e bashkive dhe të komunave duhet të punojnë për qytetarët, dhe qytetarët në fushatë elektorale me të drejtë i pyesin se çfarë ofrojnë kandidatët”, tha sot Arvizu.

Diplomati i SHBA-së ka theksuar se këto zgjedhje kanë dhe mesazh kombëtar. “Përveçse do të caktojë kryetarët e bashkive dhe komunave të vendit, si çdo lloj proces tjetër zgjedhor ka ndikim kombëtar”, tha Arvizu.

Nga ana tjetër, ambasadori amerikan vlerësoi punën e drejtuesve të pushteteve vendore të të dy kampeve. “Në të gjitha qytet dhe fshatrat ku kam shkuar, kam parë se kryetarë qoftë të PS-së qoftë të PD-së kanë punuar për zonat ku ata drejtojnë”, tha ambasadori.

a.k/NOA

KOMENTE