Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Barroso në Maqedoni: Vazhdoni negociatat me BE-në, por kujdes reformat
English

Barroso në Maqedoni: Vazhdoni negociatat me BE-në, por kujdes reformat

Shkup, 9 prill 2011, NOA- Presidenti i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Barroso i cili gjatë ditës së sotme ndodhet për një vizitë në Maqedoni është shprehur se, çështja më emergjente është zgjidhja e kontestit të emrit.

Gjatë takimit me Presidenti Gjeorgje Ivanov dhe me Kryeministrin Nikolla Gruevski ai është shprehur se, tjetër çështje e rëndësishme është edhe përmbyllja e Marrëveshjes së Ohrit me rastin e 10 vjetorit të saj.

Ai e ka cilësuar 2011-ën si vitin më të rëndësishëm për vendin duke theksuar se janë shumë të rëndësishme reformat, në mënyrë që të përafrohet procesi i negociatave me Bashkimin Europian.

Barroso ka theksuar se ky vit është një vit special për Maqedoninë, pasi shënohet 10 vjetori i Marrëveshjes së Ohrit, Marrëveshja e Stabilizim- Asocimit dhe 20 vjetori i pavarësisë së vendit.

Lidhur me zgjedhjet e parakohshme ai u kërkoi përfaqësuesve të politikës, që ato të jenë korrekte dhe brenda standardeve.

“Besoj se vendi juaj duhet të vazhdojë negociatat me BE. Ne kemi dhënë propozimin, por për këtë duhet që të zgjidhet çështja e emrit. Shpresoj se kjo do të ketë zgjidhje së shpejti, dhe jo më vonë. Kryeministrit i’a kam bërë me dije nevojën për përparimin e dialogut politik, reformave gjyqësore dhe administrative, luftën kundër korrupsionit si dhe përshpejtimin e përpjekjeve me qëllim që agjenda evropiane të kthehet në vendin e saj”, deklaroi Barroso.

a.y/NOA

KOMENTE