Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dako: Investimet në Durrës do vazhdojnë me intensitet
English

Dako: Investimet në Durrës do vazhdojnë me intensitet

Durrës, 9 prill 2011, NOA – Në vijim të fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit Kryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, i cili kandidon për të dytin mandat në qytetin bregdetar nën siglën “Aleanca për të ardhmen” gjatë takimit elektoral me banorët e lagjes nr. 7 të Durrësit deklaroi se investimet kudo në Durrës do të vazhdojnë me intensitet.

Kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako theksoi se “Investimet në këtë lagje janë në vazhdim të mbi 70 investimeve të tjera të realizuara nga Bashkia e Durrësit në infrastrukturën rrugore. Ky investim është realizuar vetëm me fondet e Bashkisë Durrës me vlerë19.768.774 lekë. Me realizimin e ketij investimi përmirësohet infrastruktura në të gjithë zonën”, tha ai.

Dako u kërkoi votën qytetarëve të Durrësit duke u shprehur se “e vetmja rrugë për zhvillimin e qytetit tonë është Puna”.

Duke përmendur investimet në Durrës, Dako tha se në lagjen nr. 7 të Durrësit janë kryer investime të rëndësishme dhe janë shtruar nga bashkia 250 metër linearë rrugë, 4750 m2 rrugë dhe sheshe si dhe 1150 m2 trotuare.

Ai tha sakaq se është zbatuar sistemimi i rrjetit të kanalizimeve të ujrave të bardha me 420 metër linearë, kanalizimi i ujrave të zeza me 280 ml metër linearë, janë shtuar 18 shtylla ndriçimi dhe 38 dru dhe shkurre dekorative në rrugë e sheshe të lagjes nr.7 në Durrës.

mit/NOA

KOMENTE