Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PDIU: Çështja çame ekziston dhe ne do të kthehemi në Çamëri
English

PDIU: Çështja çame ekziston dhe ne do të kthehemi në Çamëri

Lushnjë, 9 prill, NOA - Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet, gjatë çeljes së fushatës elektorale në Lushnjë, ka përfituar nga rasti për të reaguar publikisht ndaj deklaratave të fundit ministrit të Jashtëm të Greqisë.

Kryetari i saj, Shpëtim Idrizi, e siguroi shtetin fqinj se marrëveshja e ujërave nuk do të miratohet në formën e tanishme dhe se shqiptarët e Çamërisë do të kthehen në trojet e tyre.

“Kemi të drejtën me vete për t’i thënë ministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, i cili deklaroi se çështja çame nuk ekziston dhe i kërkoi llogari Shqipërisë për marrëveshjen e ujërave. Ne e sigurojmë se kjo marrëveshje nuk do të miratohet për aq sa cënohet qoftë edhe një centimetër katror tokë shqiptare. Ne e sigurojmë se çështja çame ekziston, se ne ekzistojmë dhe ne do të kthehemi në Çamëri”, tha kreu i PDIU-së.

Më tej, Idrizi ftoi të gjithë qytetarët e Lushnjës dhe mbarë Shqipërisë që të mbështesin Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet si alternativa kombëtare, që duhet fuqizuar për t’i bërë ballë politikës së madhe. Duke u ndalur në mënyrë të veçantë tek vota e të rinjve, Idrizi u bëri thirrje që të votojnë PDIU-në, në zgjedhjet e 8 Majit.

“Ne jemi partia e çështjes kombëtare në gjithë Shqipërinë. Kjo çështje zgjidhet duke pasur fuqi në duar, duke pasur përfaqësim, duke pasur njerëz aty ku merren vendimet, duke kushtëzuar politikën e madhe në thonjëza. Sot ne na duhet fuqi e re. Sot ne na duhet vota juaj. Sot ne na duhet vota e atij të riut që voton për herë të parë. Ne sot i themi: Voto një forcë të re, voto një forcë kombëtare, voto një forcë që nuk zhgënjen, voto një forcë që të bën krenar që je shqiptar, voto Partinë Drejtësi, Integrim dhe Unitet”, deklaroi Idrizi.

n.e/NOA

KOMENTE