English

36 orë nën ujë duke luajtur, synojnë rekord “Guinnes”

Geiselhoering-Gjermani, 10 prill 2011, NOA - Në Librin e rekordeve Guinnes mund të futet një grup polumbarësh nga Gjermania, të cilët për 36 orë me radhë qëndruan në fundin e një pishine duke luajtur një lojë tavoline të quajtur “Sheepshead”. 16 polumbarët zëvendësuan njëri-tjetrin përgjatë gjithë kohës duke bërë edhe ndryshimin e bombulave të oksigjenit.

Ngjarja ka si protagonist polumbarët e qytetit Geiselhoering në Gjermani.

Vetë organizatori i kësaj aventure, Eric Schlegelmilch, i cili shpreson që rekordi i polumbarëve të tij të futet në Librin e rekordeve “Guinnes”, tha se çdo një orë polumbarët bënin një pushim të shkurtër për të shënuar rezultatin.

Thellësia, në të cilën polumbarët zhvilluan lojën e tyre ishte 2 metra nën ujë.

Sipas tyre një thellësi e madhe do të ndikonte në rritjen e presionit dhe mund të shkaktonte problem në dëgjimin e tyre.

mit/NOA

KOMENTE