English

Formula 1, Vettel fiton çmimin e Malajzisë, renditja

Malajzi, 10 prill, NOA - Sebastian Vettel, piloti gjerman i Red Bull, ka fituar Çmimin e Madh të Malajzisë.

Ai kryesoi garën që nga fillimi i saj duke lënë pas, Jenson Button me McLaren në vend të dytë dhe Nick Heidfeld me Renault në vend të tretë.

Në vend të pestë dhe të gjashtë kanë mbyllur garën pilotët e Ferrarit, Felipe Massa dhe Fernando Alonso.

I nënti është renditur Michael Schumacher me makinën Mercedes GP.

1. Sebastian Vettel 5. Felipe Massa

2. Jenson Button 6. Fernando Alonso

3. Nick Heidfeld 7. Lewis Hamilton

4. Mark Webber 8. Kamui Kobayashi

a.k/NOA

KOMENTE