English

Gjermani, aksident shok: 10 të vdekur dhe 100 të plagosur (FOTO)

Rostock, 10 – Të paktën dhjetë të vdekur dhe rreth 100 të plagosur ka qenë bilanci i një aksidenti rrugor në Gjermani.

Përplasja ka përfshirë mbi 80 makina në autostradën A19, pranë qytetit Rostock në veri të Gjermanisë.

Zjarrfikësit kanë punuar për orë të tëra për të shuar zjarrin.

Një duzinë makinash janë përfshirë nga zjarri dhe disa njerëz kanë mbetur të djegur.

Aksidenti mendohet të jetë shkaktuar nga një stuhi ere që ka sjellë rërë nga fushat, duke zvogëluar shikimin në më pak se njëqind metra.

Aksidenti i fundit i përmasave të tilla në autostradat gjermane ka ndodhur në vitin 1990 ku gjetën vdekjen 11 persona për shkak të një mjegulle.

a.e./NOA

KOMENTE