Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Kriza në Gaza, Liga Arabe kërkon zonë të ndalim-fluturimit për avionët izraelitë
English

Kriza në Gaza, Liga Arabe kërkon zonë të ndalim-fluturimit për avionët izraelitë

Kajro, 10 prill 2011, NOA – Pas përshkallëzimit të dhunës në Lindjen e Mesme ditët e fundit ku humbën jetën 20 palestinezë, Liga Arabe vendosi t’i kërkojë Organizatës së Kombeve të Bashkuara të vendosë zonën e ndalim-fluturimit për avionët izraelitë mbi Gaza. Këtë vendim e kanë konfirmuar burime të Organizatës Panarabe pas përfundimit të mbledhjes që iu kushtua krizës në Rripin e Gazës.

Koordinatori i OKB-së për Lindjen e Mesme, ka ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës mes Izraelit dhe Hamasit, ndërkohë që ky i fundit sot arrestoi disa persona me akuzën se ishin bashkëpunëtorë të Izraelit.

Kryeministri izraelit Beniamin Netanjahu deklaroi prerë se “shteti hebre do të përgjigjet edhe më ashpërsisht në rast se sulmet e Hamasit nuk do të ndalen”.

Gjatë ditëve të fundit organizata e Hamasit morën në shënjestër me raketë antitank një autobus, në bordin e të cilit udhëtonin fëmijë izraelitë.

Por, në kundërpërgjigjen me armë për këtë rast të izraelitëve në Rripin e Gazës humbën jetën plot 20 qytetarë palestinezë.

mit/NOA

KOMENTE