English

Publikohet një kukull e Kate Middleton

Angli, 10 Prill NOA - Vazhdon të jetë gjithnjë e në rritje “Kate-Mania” dhe kjo me afrimin e datës së martesës së saj më 29 prill.

Është në shitje në Britaninë e Madhe një kukull e cila ka imazhin e saj, Princeshën Catherine doll, që paraqet pikërisht atë dhe lukun e saj që ka zgjedhur në fejesën zyrtare me princin Williams.

Në gishtin e dorës së majtë të kukullës, nuk mungon dhe unaza e fejesës, një safir blu, i cili më parë ka qenë i Lady Diana dhe i është dhuruar nga bashkëshorti i ardhshëm.

Kjo lodër është e mundur për tu blerë për një shifër prej 35 sterlinash.

r.b/NOA

KOMENTE