Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama hap fushatën, parrulla kundër PS në Pogradec
English

Rama hap fushatën, parrulla kundër PS në Pogradec

Pogradec, 10 prill, NOA – Në vijim të turit elektoral për zgjedhjet e tetë majit Partia Socialiste do të zhvillojë takimin e radhës në qytetin e Poradecit. Por vizitës së kryesiocialistit Rama në këtë qytet i ka paraprirë vendosja e një numri të madh parrullash kundër Partisë Socialiste në zonat kryesore të këtij qytetit.

Dega lokale e PS-së ka reaguar në lidhje me këto parrulla duke i cilësuar si një provokim i hapur që bëhet në fushatën elektorale.

Kandidati për kryetar bashkie i PS-së, Artan Shkëmbi ka deklaruar se pas vendosjes së këtyre parrullave qëndrojnë përfaqësuesit e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Në këtë qytet nga mazhoranca kandidon Luan Topçiu, i cili është përfaqësues i LSI-së.

Një ditë më parë në këtë qytet hapi fushatën elektorale dhe kreu i mazhorancës, kryeministri Sali Berisha.

a.k.NOA

KOMENTE