English

Tentoi të vriste në bashkëpunim me djalin, arrestohet 56-vjeçari

Fier, 10 prill, NOA – Një 56-vjeçar është arrestuar ditën e sotme nga policia e Fierit, pasi akuzohet për tentativë vrasje. Korrespodenti i Agjencisë NOA në Fier, raporton se personi i arrestuar është Luftar Peleçi.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjegjan, ku Luftar Peleçi së bashku me djalin e tij,

Florian Peleçi kanë qëlluar më armë personin me inicialet K.H.

Ngjarja mësohet se ka ndodhur për motive të dobëta. 56-vjeçari është arrestuar nga policia dhe ndaj tij ka nisur procedimi penal. Ndërkohë që djali i tij është shpallur në kërkim nga policia.

a.k/NOA

KOMENTE