Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Topalli në Kukës: Rama, ti s’mund ti kthesh dot zgjedhjet lokale në zgjedhje politike
English

Topalli në Kukës: Rama, ti s’mund ti kthesh dot zgjedhjet lokale në zgjedhje politike

Kukës, 10 prill 2011, NOA- Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli gjatë ditës së sotme u ndal në qytetin e Kukësit për të prezantuar kandidatin koalicionit ‘Aleanca për qytetarin”, Hasan Halili.

Këtë herë si nënkryetare e Partisë Demokratike, Topalli u shpreh se, zgjedhjet e 8 majit kanë në fokus interesin e qytetarit dhe shërbimet ndaj tij.

Krahas investimeve dhe arritjeve të tjera, ajo u ndal në ndërtimin e rrugës së Kombit, duke e quajtur atë si një kryevepër infrastrukturore të Shqipërisë me standarde perëndimore.

Kryetarja e Kuvendit tha se kryetari i opozitës vjen në këto zgjedhje me strategjinë e urrejtjes dhe mohimit dhe aspak me dashurinë dhe përkushtimin ndaj qytetarit.

“Unë sot i bëj urimet më të mira kryetarit të bashkisë, për mandatin e tij të dytë. Ai ka punuar duke realizuar shumë ndryshime. Natyrisht kryetarët aktualë kanë patur dhe probleme, por ne jemi përpjekur të mbështesim dhe të financojmë çdo projekt të tyre”, u shpreh nënkryetarja e Partisë Demokratike.

Sipas saj, në anën e koalicionit qeverisës ka vetëm fakte, ka vetëm shifra, ka vetëm vepra.

Më tej kryeparlamentarja shtoi se, “Kësaj radhe nuk kemi zgjedhje politike, e përsëris nga Kukësi dhe i them zotërisë së tij : Ti mund të ëndërrosh fushatë politike por këto janë zgjedhje lokale, janë zgjedhje administrative. Këto janë zgjedhje lokale, që nuk do të mund t’i kthesh në zgjedhje politike Zgjedhjet lokale janë zgjedhje që kanë në fokus të tyre qytetin dhe jetën e qytetarit. 8 Maji është një ditë e rëndësishme për zgjedhjet administrative”.

Topalli e mbylli fjalën e saj duke thënë se, dita e zgjedhjeve do të jetë një ditë e trishtueshme për Edi Ramën, por për shqiptarët do të jetë një ditë e bukur, një e gëzueshme, një ditë feste.

a.y/NOA

KOMENTE