English

Tradhtoi burrin, rrihet barbarisht në publik

Indonezi, 10 prill, NOA - Një grua është rrahur barbarisht në Indonezi pasi akuzohet për tradhti të burrit të saj. 34-vjeçarja, Irdayanti Mukhtar është goditur 9 herë me një shufër në kokë dhe në qafë, si ndëshkim për veprimin. Vendimi është marrë në bazë të ligjeve vendase.

Gruaja është dërguar në spital dhe në gjendje të rëndë për jetën. Denoncimi i saj në polici ishte bërë nga fqinjët, të cilët e kishin parë një burrë në dhomën e saj nga dritaret.

Madje, policia tha se komshinjtë e kishin gjuajtur atë para se të shkonte policia dhe para se të jepej vendimi. Qytetarët e pranishëm kanë kërkuar që ajo të dënohej edhe më tepër, madje edhe e kanë qëlluar me telefona dhe me sende të tjera të forta.

Gruaja ka thënë se ka qenë në proces divorci më burrin e saj, por policia fetare nuk i ka marrë përsipër justifikimet. Sipas tyre, gruaja ligjërisht ishte ende bashkëshorte me burrin e saj. Përpara vendit ku u ekzekutuan goditjet me shkop ishin mbledhur mjaft qytetarë. Ndërkohë që u lejuan dhe mediat për të filmuar dhe fotografi.

NOA

KOMENTE