Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
AKEA mbjell 2500 fidanë të pishës së zezë në Prizren
English

AKEA mbjell 2500 fidanë të pishës së zezë në Prizren

Prizren, 11 prill 2011, NOA – Në kuadër të Projekteve Ekologjike dhe shtimit të mjediseve të gjelbërta organizata joqeveritare Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim (AKEA) mbolli rreth 2500 fidanë pishë të zezë pranë kompleksit Marash, në afërsi të Kalasë së qytetit të bukur të Prizrenit në Kosovë.

Ky aksion u realizua falë bashkëpunimit me agjencinë pyjore të Kosovës, të cilët kanë siguruar fidanët dhe mjetet e punës, ndërsa me mbjelljen e tyre janë marrë aktivistët e AKEA-s në Prizren.

Ilir Gashi, kryetari i degës së AKEA-s në Prizren tha se “mbjellja e fidanëve përveç se kontribuon në aspektin e gjelbërimit dhe shtimit të pranisë së oksigjenit, që është në dobi të qytetarëve, pasqyron edhe kulturën qytetare të Prizrenit në ruajtjen e mjedisit të Marashit të bukur dhe të pashoq në këto anë”.

Ai solli në vëmendje edhe aktivitete të tjera të realizuara nga AKEA si ato kushtuar Ditës Botërore të Ujit, Orës së Tokës.

Pishat e zeza ndihmojnë në absorbimin e dioksidit të karbonit dhe ngritjen e cilësisë së ajrit.

Në këtë aksion morën pjesë mbi 30 aktivistë të AKEA-s, ndërkohë që janë mirëpritur për të dhënë kontributin e tyre edhe kalimtarë të rastit në Marash.

Në vijim të aktiviteteve ekologjike, AKEA gjatë muajit maj do të organizojë edhe kuizin ekologjik me shkollat fillore të Prizrenit.

mit/NOA

KOMENTE