Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha në Librazhd: Në 4 vitet që vijnë, do të investojmë 10 herë më shumë
English

Berisha në Librazhd: Në 4 vitet që vijnë, do të investojmë 10 herë më shumë

Librazhd, 11 prill, NOA – Në katër vitet që vijnë, në Librazhd do të investojmë 10 herë më shumë se katër vitet që shkuan.

Ky është premtimi elektoral i dhënë nga kreu i qeverisë gjatë hapjes së fushatës elektorale për zgjedhjet e 8 majit në Librazhd, ku prezantoi Shefki Çotan si kandidat i koalicionit "Aleancës për Qytetarin", për kryetar të Bashkisë së këtij qyteti.

Berisha e vlerësoi kandidaturën e tij dhe siguroi se në katër vitet që vijnë me të, por edhe me qeveritarët e tjerë vendorë të komunave të Librazhdit, do ta punojnë për ta shndërruar Librazhdin në një nga rrethet e zhvilluara të Shqipërisë.

"Ju garantoj se do të financojmë çdo projekt të këtij qyteti, çdo projekt të komunave të këtij rrethi, në mënyrë që së bashku t'i shndërrojmë në vlera për secilin prej jush pasuritë e mëdha të rrethit tuaj, rreth me pasuri të mëdha ujore, minerale, me potencial të vërtetë pemëtarie, rreth me njerëz të mrekullueshëm që frymëzojnë çdo njeri me shpirtin e tyre punëtor", u shpreh Kryeministri.

Më tej, ai vuri në dukje se në këto vite, në rrethin e Librazhdit janë investuar 10 herë më shumë se 8 vitet e qeverisjes socialiste shkuan dhe garantoi se në 4 vitet që vijnë qeveria do të investojë 10 herë më shume se 4 vitet që shkuan.

“Vij këtu tek ju për t'u zotuar para jush se në katër vitet që vijnë, me Shefki Çotën, por edhe me qeveritarët e tjerë vendorë të komunave të Librazhdit, do ta shndërrojmë Librazhdin në një nga rrethet e zhvilluara të Shqipërisë. Ju garantoj se do të financojmë çdo projekt të këtij qyteti, çdo projekt të komunave të këtij rrethi, në mënyrë që së bashku t'i shndërrojmë në vlera për secilin prej jush pasuritë e mëdha të rrethit tuaj, rreth me pasuri të mëdha ujore, minerale, me potencial të vërtetë pemëtarie, rreth me njerëz të mrekullueshëm që frymëzojnë çdo njeri me shpirtin e tyre punëtor.

Në katër vitet që vijnë Librazhdin do ta shndërrojmë në qytetin e bardhë të luginës së Shkumbinit, do rindërtojmë stadiumin, do ndërtojmë shkollë të re, do të ndërtojmë unazën. Ju garantoj se qeveria do të urbanizojë çdo komunë e çdo fshat të këtij rrethi”, premtoi kreu i qeverisë.

n.e/NOA

KOMENTE