Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hysni Milloshi- kryetari që i duhet Tiranës
English

Hysni Milloshi- kryetari që i duhet Tiranës

“Shoku Hysni Milloshi zotohet solemnisht që do ta zgjidhë problemin e mbipopullimit brenda muajit të dytë të mandatit të parë duke vendosur pasaportizimin. Në të shkuarën kjo politikë ka dhënë rezultate dhe bashkia premton se do të ndjekë një politikë të rreptë ndaj kollovarëve që mund të abuzojnë me sistemin”....

Nga Lutfi Dervishi

Nga tre rivalët në garë, kryetari i Partisë Komuniste të Shqipërisë, shoku Hysni Milloshi është treguar më i sinqerti në çeljen e fushatës. Ai deklaroi se nuk ka program për Tiranën në kuptimin që përpiqen t'i japin rivalët e tjerë në garë. Milloshi e bëri të qartë se programi i tij është ideologjik.

Problemet e Tiranës janë të shumta, duke nisur nga punësimi, trafiku, urbanistika, cilësia e ajrit, strehimi, zhvillimi etj etj, por i vetmi që i zgjidh në kohën më të shpejtë me koston më të ulët dhe me .

Partia Komuniste nën drejtimin e kryetarit Hysni Milloshi zotohet që do të përmbushë brenda muajit të dytë të mandatit të parë 10 premtimet kryesore që përkojnë dhe me 10 cilësitë e komunistit.

1. Trafiku:

Me ardhjen në detyrë më 9 maj ditës së fitores ndaj nazifashizmit, zoti Hysni Milloshi do të ndalojë qarkullimin e makinave private në Tiranë. Lejohen urbanët, motocikletat, bicikletat dhe makina e kryetarit të bashkisë.

Me trafikun zgjidhet dhe përmirësohet edhe cilësia e ajrit në Tiranë, ndotja akustike (zhurmat) dhe zbret çmimi i naftës dhe bëhet më i lirë se nafta në Arabi Saudite. Si kontribut për cilësinë e jetës në Tiranë para bashkisë dhe në sheshin Skënderbej nga ora 6:30 deri në 7:00 do të bëhet fiskulturë masive për administratën dhe qytetarët.

2. Strehimi

Shoku Hysni Milloshi zotohet se akti i dytë në krye të bashkisë së Tiranës do të jetë shtetëzimi i kateve pa leje ku banojnë ndërtuesit, do t'i kalojë ata në bodrumet dhe garazhet e pallateve të tyre dhe do të zbusë problemin e strehimit në Tiranë. Hapi i dytë. Nën shembullin e ndarjes së pasurisë, familje pa strehë bashkia do t'i vendosë në familje që kanë mundësi strehimi aq më tepër që sot shumica e këtyre familjeve kanë nga dy ËC në banesë. Çdo kurorë që ka mbi 70 metra katrorë banesë të bëj gati dhomën dhe nevojtoren për familjet në nevojë.

3. Mbipopullimi

Tirana ka arritur në 1 milionë banorë dhe me ritmet e deritanishme, sipas një studimi të Bankës Botërore kryqyteti do të arrijë në 1.5 milionë banorë në 10 vitet e ardhshme duke shpopulluar trevat e tjera shqiptare. Shoku Hysni Milloshi zotohet solemnisht që do ta zgjidhë problemin e mbipopullimit brenda muajit të dytë të mandatit të parë duke vendosur pasaportizimin. Në të shkuarën kjo politikë ka dhënë rezultate dhe bashkia premton se do të ndjekë një politikë të rreptë ndaj kollovarëve që mund të abuzojnë me sistemin.

E vetmja pikë që PKSH nuk do të lëvizë është mbetja në fuqi plani rregullues i qeverisë së Adil Çarçanit të vitit 1989! Do të prishen të gjithë pallatet që bien ndesh me këtë plan rregullues.

4. Sheshi Skënderbej

Ky është problemi më i thjeshtë për kryetarin Milloshi! Do të kthehet monumenti i Enver Hoxhës në shesh dhe lejohet vetëm qarkullimi i autobuzëve të linjës Kinostudio - Kombinat dhe Tirana e Re'. Me qarkore të bashkisë rikthehet xhiroja në bulevard.

5. Çmimet

Problemi i cmimeve zgjidhet që në datë 9 maj ora 9:00! Me anë të një qarkoreje Bashkia do të publikojë çmimet fiks dhe ftohet populli të denoncojë me anë të fletrrufeve dhe komenteve anonime on line çdo rast abuzimi nga matrapazët e pa shpirt që si ushunjëza i thithinë gjakun popullit hallemadh. Të gjithë supermaketet, QTU, TEG, City Park, Casa Italia, EuroMax, Conad, do të kthehen në mapo popullore.

6. Taksat

Do të rivendoset tatimi i jashtzakonshëm mbi fitimin gjatë periudhës së tranzicionit! Të gjithë biznesmenë, tregtarë, matrapaz, politikanë, sekserë, lobistë, që kanë përfituar nga djersa dhe gjaku i popullit do të paguajnë tatimin e jashtzakonshëm progresiv. Në rast mos pagese do të kalohet në konfiskim dhe drejtësia e popullit do të thotë fjalën e fundit. Zoti Milloshi zotohet se edhe për një farë kohe do të vijojë tregtia me kapitalistët nën mësimin leninist: "ne nuk kemi frikë të bëjmë tregti me kapitalistët. Ne do të blejmë prej tyre litar cilësor që më vonë t'a përdorim për t'i varur". Ndërtuesit ,- që e kanë mendjen për të ndërtuar pallate dhe për të shkatërruar qytetin dhe që të kujtojnë njeriun që pret degët e pemës ku ka ndërmend të ndërtojë shtëpinë, do të gjykohen me akuzën "krime ndaj Tiranës".

7. Arsimi i Lartë!

Me urdhër bashkiak të gjithë prodhuesit privat të diplomave do të kalojnë në punë korrektuese për pastrimin e qytetit dhe në një hap të dytë të banjov e publike që do të hapen me aksion vullnetar. Hapësirat e të ashtuquajturve Universitete Private do të përdoren për kursantët e Shkollës së Lartë të Partisë.

8. Punësimi...

Është e vetmja pikë e programit që Partia Komuniste ka llogari të sakta. Do të rihapet uzina Dinamo për prodhimin e biçikletave, uzina Enver dhe kombinati autotraktorëve Enver Hoxha. Me kthimin e nenit 55 të agjitacion propagandës do të hapen 50 mijë vende pune për 80- lekëshat. Për punonjësit që për arsye objektive nuk kanë punë do të paguhen me 80%

9. Vepra arti në hapësira publike...

Çdo park dhe kënd i gjelbër në qytet do të mbushet me statuja të klasikëve të marksizëm leninizmit dhe parrulla .

10. Piramida

Hysni Milloshi zotohet që Piramida do të kthehet në identitet. Ftohen gjithë anëtarët dhe militantë e PKSH të nisin grumbullimin e materialeve dhe veprave të shokut Enver! Nga Piramida do të nxirren jashtë të gjithë dhunuesit e veprës dhe kujtimi të shokut Enver.

Më datë 9 maj, Hysni Milloshi fton gjithë anëtarët dhe popullin që çdo votë ta kthejë në plumb për Ramën dhe Bashën.

NOA

KOMENTE
  • anonimi21:21 - 15 Maj 2011
    ne kemi nevoje per nje shtet demokrate europian jo nje parti komoniste