Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Incident, deputetët e PS konfrontohen me ndërtimoren për tendën e FRESSH
English

Incident, deputetët e PS konfrontohen me ndërtimoren për tendën e FRESSH

Tiranë, 11 prill 2011, NOA – Një tjetër incident që lidhet me fushatën elektorale për zgjedhjet vendore të 8 majit është shënuar mbrëmjen e sotme në qendër të kryeqytetit, ku të rinj të Forumit eurosocialist FRESSH kishin ngritur një tendë elektorale pranë piramidës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, që është bërë edhe shkak i incidentit.

Kanë qenë deputetët socialistë Sajmir Tahiri e Eduard Shalsi që janë përplasur me shefin e inspektoriatit ndërtimor për njësinë nr.1 në Tiranë Adem Dollapin, i cili nuk ka lejuar ngritjen e tendës provizore në qendër të Tiranës.

Deputeti socialist Saimir Tahiri akuzoi kryeministrin Berisha dhe kandidatin demokrat për Tiranën Lulzim Basha se po keqpërdorin inspektoriatin ndërtimor pasi I ka zënë paniku i humbjes së zgjedhjeve në 8 maj.

Sipas Tahirit FRESSH-i kishte marrë leje për ngritjen e një tende provizore, e cila do të shpërngulet, duke nënvizuar se socialistët nuk janë njoftuar me asnjë shkresë që ndalon ngritjen e saj.

Deputeti tjetër socialist Eduard Shalsi tha se nuk është e nenvojshme prania e policisë, pasi sipas tij vendosja e çadrës është bërë me lejen e Bashkisë.

Por, shefi i ndërtimores për Tiranën, Adem Dollapi sqaroi sakaq incidentin duke bërë me dije se çadra që u ndalua të instalohej nuk është një tendë të lehtë, por një konstruksion metalik, për vendosjen e të cilit nevojitet leje ndërtimi nga KRRT-ja e Bashkisë së Tiranës.

Dollapi e cilësoi tendën jo një çadër elektorale, por një ndërtim të paligjshëm në qendër të Tiranës.

Shefi i Inspektoriatit Ndërtimor për Tiranën Adem Dollapi pezulloi ngritjen e tendës së FRESSH-it për 10 ditë, gjë që shkaktoi edhe konfrontimin e deputetëve socialistë me shefin e ndërtimores së kryeqytetit.

mit/NOA

KOMENTE