Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Marokeni rrëmben vajzën shqiptare, godet me hanxhar burrin
English

Marokeni rrëmben vajzën shqiptare, godet me hanxhar burrin

Milano, 11 prill, NOA – Një maroken ka tentuar të rrëmbejë një vajzë shqiptare duke kërcënuar me hanxhar. Ndërhyja e burrit të saj ka shmangur rrëmbimin, ndërsa është përleshur me marokenin duke marrë disa plagë të shkaktuara nga arma e ftohtë.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Milano, në rrugën “Varanini”, mëngjesin e ditës se djeshme rreth orës 06:30.

Korrespodenti i Agjencisë NOA në Itali, raporton se shtetasi maroken ka qenë në makinën e tij, duke pritur që vajza e re shqiptare të dilte nga banesa. Teksa ajo ka dalë për në punë dhe është afruar në stacionin e autobusit, marokeni 22-vjeçar ka dalë nga makina me një hanxhar në dorë.

Ai e ka kërcënuar vajzën dhe pas rezistencës së saj për të hyrë në makinë e ka goditur me bishtin e hanxharit në kokë.

Ulërimat e vajzës 26-vjeçare janë dëgjuar nga burri i saj, i cili ka dalë menjëherë nga shtëpia dhe është përleshur me marokenin.

Sipas policisë, marokeni 22-vjeçar është larguar teksa ka parë mbërritjen e bashkëshortit të viktimës. Ndërkohë, shqiptari e ka ndjekur me vrap për disa qindra metra dhe është përleshur me të. Shqiptari ka marrë disa plagë ne krah, të shkaktuara nga goditjet me hanxhar.

Më pas ka ndërhyrë policia dhe e ka arrestuar marokeni. Ndërkohë që në polici është shoqëruar dhe shqiptari për të dhënë sqarime.

a.k.NOA

KOMENTE