Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Policia e Fierit: Bardhoshi i biri i Faik Myrtaj u vetëvra me pistoletë
English

Policia e Fierit: Bardhoshi i biri i Faik Myrtaj u vetëvra me pistoletë

Fier, 11 prill 2011, NOA – Bardhosh Myrtaj, i biri i Faik Myrtaj, njëri prej demonstruesve të vrarë në protestën e opozitës në 21 janar është vetëvrarë. Këtë e deklaroi pak më parë policia e Fierit, e cila falë hetimit dhe ekzaminimit të trupit të 22-vjeçarit Myrtaj pohoi se ai është vetëvrarë me pistoletë.

Djali i njërit prej katër viktimave të 21 janarit, u gjet i vdekur me një plumb në kokë pranë shtëpisë së tij, në vendin e quajtur Antenat, në fshatin Kreshpan të komunës Cakran të Fierit.

Bardhosh Myrtaj vuante nga një gjendje depresive pas vrasjes së të atit, 50-vjeçarit Faik Myrtaj, depresion i cili duket t’i jetë përshkallëzuar me kalimin e ditëve deri sa solli edhe marrjen e vendimit të beftë për t’u vetëvrarë.

Tragjedia që preku familjen Myrtaj në 21 janar me vrasjen e Faik Myrtaj pranë selisë së kryeministrisë solli edhe një tjetër mort në shtëpinë e Myrtajve, vetëvrasjen e të birit të tij, 22-vjeçarit Bardhosh Myrtaj.

mit/NOA

KOMENTE