Warning: file_get_contents(): php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: php_network_getaddresses: getaddrinfo failed: Name or service not known in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ra nga kati i katërt i pallatit, gjen vdekjen bojaxhiu
English

Ra nga kati i katërt i pallatit, gjen vdekjen bojaxhiu

Tiranë, 11 prill 2011, NOA – Një punëtor ka gjetur vdekjen pasditen e të hënës pasi ra nga kati i katërt i një pallati në Tiranë, ndërsa po punonte. Ngjarja ndodhi në një pallat në zonën pranë Unazës së re në kryeqytet.

Pas ngjarjes së rëndë dëshmitarët lajmëruan policinë, e cila po heton për zbardhjen e rrethanave që çuan në rrëzimin e punëtorit.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje punëtori, të cilit nuk i dihet emri punonte si bojaxhi pranë banesës në katin e katërt.

Policia dyshon se rrëzimi i punëtorit mund të jetë aksidental.

mit/NOA

KOMENTE