Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Rama nga Elbasani: Kush prek votën do të përballet me revoltë qytetare
English

Rama nga Elbasani: Kush prek votën do të përballet me revoltë qytetare

Elbasan, 11 prill 2011, NOA – Shefi i opozitës Edi Rama deklaroi nga Elbasani se kush prek votën e 8 majit do të gjendet nën revoltën e pandalshme qytetare. Këtë deklaratë kryesocialisti Rama e bëri gjatë fushatës elektorale të pasdites në Elbasan ku prezantoi Qazim Sejdinin kandidatin e “Aleancës për të ardhmen” për kryetar bashkie të Elbasanit që rikandidon për këtë post si dhe kandidatët e tjerë të kësaj aleance për qarkun e Elbasanit.

“Saliu me Ilirin dhe tërë shërbëtorët e tyre duhet ta mësojnë sot nga Elbasani se ç’farë rrezikojnë nëse prekin votën e 8 majit. Nuk do të ketë më lëvizje qytetare, por lëvizje demokratike të pandalshme duke i kërkuar qytetarëve ta largojnë qeverinë siç largohen regjimet”, deklaroi shefi i opozitës.

“Ne jemi e vetmja rrugë, ku çdo qytetar të mos i frikësohet qeverisë, sjelljes së tij, e vetmja rrugë, ku çdo nënpunës të mos humbasë rrogën për shkak të bindjeve të tij, e vetmja rrugë, ku çdo sipërmarrës të mos marrë gjoba për bindjen e tij”, garantoi Rama nga Elbasani.

Kryesocialisti Rama foli edhe për incidentet e fundit midis simpatizantëve të PS-së dhe PD-së.

“Rruga jonë është e vetmja rrugë ku çdo polic të mos vihet nën urdhrat e paligjshme të pushtetit për bukën e gojës”, saktësoi Rama.

Ai iu referua kreut të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë Shemsi Prençi, i cili deklaroi më herët se kishte marrë urdhra nga Sali Berisha për shtypjen e socialistëve me dhunë në Kamëz e Bathore.

“Unë e përshëndes për shuplakën publike që i dha pushtetit të Saliut dhe i them drejtuesve të marrin shembull nga ai dhe të mos përzihen në punët e pushtetit. Drejtuesit të marrin shembullin e tij dhe ndaj atyre që janë në rrugë të gabuar e t’i kthehen rrugës së drejtë”, apeloi Rama , - nënvizoi Rama.

Ai i kërkoi Prokurorisë të reagojë për këtë skandal që është në vazhdën e rrugës kriminale dhe që synon trysnimin e policisë së shtetit nga Saliu e Luli.

Në këtë kontekst Rama hodhi rishtas akuza ndaj qeverisë duke e cilësuar përgjegjëse për masakrën e 21 janarit dhe për çdo shkelje të kushtetutës dhe ligjeve.

mit/NOA

KOMENTE