Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Starova në Elbasan: Vota për Durim Hushin, votë për punësimin
English

Starova në Elbasan: Vota për Durim Hushin, votë për punësimin

Elbasan, 11 prill 2011, NOA – “E djathta bashkon individët me vlera, bashkon familjet, bashkon projektet ambicioze, bashkon këdo që kërkon të jetojë si qytetar me dinjitet”, deklaroi sot gjatë takimit elektoral në Elbasan kryetari i Partisë Bashkimi Liberal Demokrat, Arjan Starova, aleat i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” në zgjedhjet vendore të 8 majit.

Starova e cilësoi Durim Hushin, kandidatin e “Aleancës për qytetarin” që garon për kryetar bashkie në Elbasan si një njeri me ambicie, të aftë e me vlera të treguara në impenjimet e tij.

Starova kërkoi votën e qytetarëve të Elbasanit për Durim Hushin duke theksuar se me votën për Hushin elbasanasit votojnë për një qytet me më shumë qytetarë të punësuar.

Sipas Starovës rritja e punësimit për qytetarët e Elbasanit do të realizohet falë bashkëpunimit me biznesin e qytetit.

Kreu i PBLD-së Arjan Starova tha se me Durim Hushin në krye të bashkisë së Elbasanit qyteti do të jetë më i pastër, më i gjallëruar e me një infrastrukturë më natyrale për Elbasanit, pjesë e të cilit janë një stacion urban modern, por edhe lumi Shkumbin apo kalaja si pjesë e turizmit etj.

Starova tha se me qeverisjen e koalicionit të djathtë, i tërë vendi, por edhe qytetarët e Elbasanit si ata të gjithë Shqipërise, janë ridimensionuar si njerëz të lirë që jo lëvizin lirish jo vetëm jashtë vendit, por edhe brenda vendit falë investimeve në infrastrukturë.

Gjatë takimit me banorët e Elbasanit kandidati Durim Hushi premtoi se Elbasani nuk duhet lënë nën një menaxhim me 2 miliardë lekë borxhe siç po ndodh këto vitet e fundit.

Hushi tha se Elbasani duhet të zhvillohet edhe më tej dhe ai do të jetë pjesë e rëndësishme e trekëndëshit Tiranë-Durrës-Elbasan përmes autostradës, Universitetit dhe Parkut të madh të qytetit.

mit/NOA

KOMENTE